Aktualitet

Ministri Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Shkruar nga Liberale
Ministri Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani ka thënë se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit.

Më tej në postimin e tij, ministri Hasani ka shtuar se ky sulm rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Hasani e mbyll postimin me një këshillë për shqiptarët në këtë rajon, që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan Hasani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH