Aktualitet

Ministri Balla në Abu Dhabi, ja për çfarë u diskutua me homologun e tij

Shkruar nga Liberale

Ministri Balla në Abu Dhabi, ja për çfarë u diskutua me

Marrë nga Aletihad

Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm, u takua të hënën në selinë e Ministrisë së Brendshme (MPB) në Abu Dhabi me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla dhe delegacionin e tij që e shoqëronte.

Gjatë takimit u shqyrtua bashkëpunimi Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri dhe mënyrat për ta zgjeruar atë në fushën e policisë dhe çështjeve së sigurisë, nxitjen e koordinimit dhe shkëmbimit të ekspertizës dhe njohurive në fushën e luftës kundër krimit. 

Ministri Balla tha se propozohet ngritja e një Task-Force të përbashkët. 

Në takim morën pjesë gjeneralmajor Khalifa Hareb Al Khaili, nënsekretar i MPB-së dhe një numër i zyrtarëve të MPB-së.

Në delegacionin e ministrit të Brendshëm shqiptar ishte Ridi Kurtezi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe; dhe një sërë zyrtarësh shqiptarë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH