Aktualitet

Minatori humbi jetën dhe një tjetër u plagos, arrestohet administratori i minierës në Martanesh

Shkruar nga Liberale

Minatori humbi jetën dhe një tjetër u plagos, arrestohet

Policia ka arrestuar administratorin e galerisë së kromit në Thekën të Martaneshit, ku humbi jetën 29 vjeçari Armand Peshku dhe u plagos rëndë 40-vjeçari Hajdar Bala, të dy vagonistë në këtë galeri.

Sipas policisë administratori dhe njëkohësisht brigadieri 38 vjeçar në subjektin minerar, u arrestua pasi rezultoi se masivi i gurëve që zuri dy punonjësit është shembur për shkak të shkeljes së rregullave në punë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Bulqizë

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.


Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH