Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliut dhe familjarë të tij, që akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Mëoshet se GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit.
Theksojmë se në muajin maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj u vunë nën akuzë nga SPAK. Në kuadër të këtij procedimi në total u arrestuan 12 persona.