Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u mor sot në pyetje nga SPAK për gati 2 orë për dosjen CEZ DIA. Por në një reagim të dytë në rrjetet sociale, ish kreu i shtetit shqiptar, i cili ndodhet prapa hekurave tha se prokurorëve të SPAK i ka paraqitur tre fakte zyrtare për aferën e inceneratorëve
Meta thekson se përgjegjës për këtë aferë janë kryeministri Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi.
Ilir Meta po ashtu shtroi pyetjen se çfarë bëhet me hetimet ‘ndërkohë që dhjetëra milion euro vazhdojnë të vidhen dhe të financojnë kallëzues të rremë, media dhe analistë “spakistë” që përmbytin banaqet televizive?’
Në seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK, në cilësinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, që ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, që ka përgjegjës kryesorë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin, paraqita sot tre fakte zyrtare dhe panele që i ngarkon ata me përgjegjësi.
Meqë kjo çështje ka interes të lartë publik, pyetja ime ishte se çfarë bëhet me hetimet ndërkohë që dhjetëra milion euro vazhdojnë të vidhen dhe të financojnë kallëzues të rremë, media dhe analistë “spakistë” që përmbytin banaqet televizive?
Që të mos lodhet më shumë SPAK dhe analistët “spakistë” ja ku i kanë dokumentat me firmë dhe me vulë.