Aktualitet

Meshë lutjeje për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos në Korçë

Shkruar nga Liberale

Meshë lutjeje për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë, është mbajtur ditën e sotme një ceremoni për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Besimtarët e pranishëm u mblodhën për t'u lutur dhe kërkuar shërim për Kryepeshkopin, duke ndezur një qiri që simbolizonte shpresën dhe jetën.

Pjesëmarrja ka qenë e madhe, me qytetarë që kanë shprehur besimin e tyre për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë, duke e mbështetur me lutje këtë moment të vështirë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos fillimisht u shtrua më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi.

Prej kësaj date gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është përkeqësuar, teksa mjekët kanë qenë skeptik edhe për një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të moshës madhore të tij (95 vjeç).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH