Aktualitet

Mesazhe kërcënuese me emrin e Ervis Martinaj, Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale

Mesazhe kërcënuese me emrin e Ervis Martinaj, Gazment Bardhi paraqitet

Demokrati Gazment Bardhi është paraqitur këtë mesditë në SPAK.

Ai është thirrur nga SPAK  për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej tij, dy ditë më parë, për komunikimet në SKY EÇ për të cilat ai pretendon se është shantazhuar.

Bardhi bëri denoncim në SPAK pasi pretendon se është kërcënuar nga emra të botës së krimit.

Një person me pseudonimin “Mbreti Zog” i ka dërguar Bardhit mesazhe me emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, poshtë të cilave shkruhet “të jesh mirë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH