Aktualitet

Merrni masa në fundjavë! Temperaturat do të shkojnë 33 gradë të dielën, meteorologu: Po përjetojmë verën në pranverë

Shkruar nga Liberale

Merrni masa në fundjavë! Temperaturat do të shkojnë 33

Ditët e para të Prillit sollën verën para kohe. Meteorologu i njohur, Hakil Osmani ka bërë një parashikim për motin për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme.

Ai bëri me dije se gjatë fundjavës temperaturat do të jenë mjaft të larta për periudhën. Maksimumet do të arrijnë deri në 33 gradë gjatë ditës së diel.

Hakil Osmani: Dita e sotme mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi orë të gjata me diell. Për sa i përket temperaturave, parashikohen të jenë të larta ku presim maksimume edhe në vlerën 32 gradë celcius në qytete si Elbasani dhe Berati.

"Fundjava do të jetë me temperatura mjaft të larta. Dita e shtunë do të mbetet rreth temperaturës 32 gradë, por dita e diel do të sjellë rritje. Edhe pse jemi në pranverë po përjetojmë vlera tipike të verës. Temperaturat e mëngjesit janë disi më afër vlerave të normales. Nuk priten reshje. Temperatuart e ajrit do të kenë një rënie të lehtë ditën e hënë, por sërish mbeten mjaft të larta.

Po jetojmë temperatura mjaft të larta. Edhe janari, shkurti dhe marsi kanë pasur temperatuara mjaft të larta për periudhën. Shqipëria është ndikuar nga fenomeni El Nino. Pranverën e kaluar kemi pasur prezente reshje më të dendura shiu, ndërsa këtë pranverë kemi temperatura rreth 7 gradë më të larta se sa normalja."- tha Osmani në  në “7pa5”, në Vizion Plus. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH