Aktualitet

“Merrni armët!”, Meta sqaron deklaratën në Roskovec: Ka rënë shteti! Duhet një përgjigje e...

Shkruar nga Liberale

“Merrni armët!”, Meta sqaron deklaratën në Roskovec:

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me deklaratën e bërë në Roskovec pak ditë më parë, ku tha se duhen rrëmbyer armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve.


Një deklaratë të tillë, Meta e ka justifikuar me shprehjen: Ka rënë shteti.

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH