Aktualitet

"Çmendet" vjehrri në Shkodër, "zhdëp" në dru nusen e djalit, e pëson 74-vjeçari

Shkruar nga Liberale

"Çmendet" vjehrri në Shkodër, "zhdëp"

Një 74-vjeçar nga Shkodra është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka dhunuar nusen e djalit të tij. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. L, ndërsa nuk dihet motivi i dhunimit të bashkëshortes së djalit të tij. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.”, sqaron policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH