Aktualitet

Çmendet shqiptari në Itali, dhunon keq gruan

Shkruar nga Liberale

Çmendet shqiptari në Itali, dhunon keq gruan

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte denoncuar që prej vitit 2021 për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, dhe së fundmi, ai e kishte kërcënuar me jetë.

Sipas mediave italiane, 38-vjeçari, ishte dënuar në të kaluarën për tentativë vrasjeje.

Qershorin e kaluar, gruaja kishte tentuar t’i jepte fund lidhjes por fyerjet dhe rrahjet e reja e kishin detyruar edhe një herë të vuante në heshtje. Çifti janë prindër të dy vajzave të mitura.

38-vjeçari do të duhet të përgjigjet për akuzat për keqtrajtim ndaj anëtarëve të familjes dhe lëndim personal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH