Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar nusen e djalit të tij.
Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi P.B, 59 vjeç, banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.