Një 50-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi u konfliktua me 3 kushërinjtë dhe fqinjin e tij, duke qëlluar me armë gjahu drejt tyre.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Nike Djaloshi, 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë.
Mësohet se një natë më parë, 50-vjeçari është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve me iniciale K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit me iniciale B. S., 41 vjeç.
Ndërkaq nga t% shtënat janë lënduar lehtë 29-vjeçari me iniciale M. D. Dhe 26-vjeçari Z. D.
NJOFTIMI I POLICISË:
Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.
Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.