Pas 16 muajsh qëndrim në burg, kërkesa e Fredi Belerit për lirim të parakohshëm është shqyrtuar këtë të hënë teksa ashtu siç pritej.
Vendimi për lirimin e tij erdhi pas një shtyrje të tretë, me raportet nga Greqia që tregonin optimizëm për rezultatin para se të merrej një i tillë.
Sipas medias greke Kathemerinit, “Beleri, një anëtar i pakicës etnike greke në Shqipëri dhe një deputet i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian me partinë qeverisëse të Greqisë Demokracia e Re, kërkoi lirim të parakohshëm me arsyetimin se ka kryer më shumë se dy të tretat e dënimit dhe ka treguar sjellje të mirë gjatë burgosjes së tij.”.
Nëse kërkesa e tij refuzohej, Beleri do të lirohet më 14 tetor, kur edhe zyrtarisht i mbyllej dënimi.
Beleri, i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës vitin e kaluar, u arrestua vetëm dy ditë pas zgjedhjeve për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burg. Rasti i tij ka kontribuar në tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai më pas u zgjedh Eurodeputet, nga Greqia. /Liberale.al/