Aktualitet

"Më nxirrrni se e mbarova dënimin", Dritan Dajti kërkon lirinë, mbërrin në Gjykatën e Elbasanit i shoqëruar nga forca të shumta sigurie

Shkruar nga Liberale

"Më nxirrrni se e mbarova dënimin", Dritan Dajti kërkon

Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të policisë në Gusht të vitit 2009, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit.

Mësohet se ai ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Përmes një kërkese drejtuar drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, avokati i Dajtit Alban Kapxhiu ka parashtruar pretendimin se i ka mbaruar dënimi.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar pak ditë më parë deklarimin e  përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH