Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shkodër, pasi një person ka kallëzuar në polici bashkëshorten e tij 26 vjeçe.
Kjo e fudnit sipas tij, ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”, thuhet në njoftim.