Aktualitet

"Më kërkoi të kthehesha për festa", Xhemal Loka mohon të ketë shkaktuar vetëvrasjen e gruas: Kishim debate si çdo çift, po vuante psikologjikisht denigrimin në TikTok

Shkruar nga Liberale
"Më kërkoi të kthehesha për festa", Xhemal Loka

Xhemal Loka, i cili u arrestua pas vetëhelmimit të bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, 41 vjeçe, ka mohuar të jetë bërë shkak për vetëvrasjen e saj.

45-vjeçari, i ka qëndruar deklaratave, duke thënë sërish se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin social TikTok, ku prej kohësh vuante psikologjikisht për shkak të denigrimit të figurës së saj.

Nga ana tjetër ai ka pranuar që ka pasur disa debate me të ndjerën, por pa ndikuar në një akt të tillë.

“Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj që iu bë dhe vazhdonte t’i bëhej në TikTok dhe për këtë kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti japë fund jetës, nuk di të them më shumë se aq”, mësohet të jetë shprehur Loka.

Ndërkohë policia sqaron se ne celularin e Xhemal Lokës janë gjetur mesazhe fyese e video kërcënuese ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa të tjera mesazhe mendohet të jenë fshirë dhe po punohet për rikuperimin e tyre, si dhe po punohet edhe për identifikimin e personit që i hapi adresën false në rrjetin social TikTok.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH