Aktualitet

"Më ka humbur GRUAJA", korçari shkon i alarmuar në polici dhe denoncon zhdukjen e bashkëshortes 24 vjeçe

Shkruar nga Liberale

"Më ka humbur GRUAJA", korçari shkon i alarmuar në

Një 38-vjeçar ka denoncuar në komisariatin e policisë së Korçës se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale S.A., 24 vjeçe.

Shtetasi me iniciale E.N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë ka denoncuar se është larguar bashkëshortja 24 vjeçe, ndërkohë blutë e Korçës po punojnë për gjetjen e saj. 

“Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”-njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH