Aktualitet

Mbyllen 15 "Call Center"-a, fshehën rreth 5.8 mln euro! Gjykata e Tiranës dënon me 9 vite burg 8 shtetasit italianë

Shkruar nga Liberale
Mbyllen 15 "Call Center"-a, fshehën rreth 5.8 mln euro! Gjykata e

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e Tiranës dënoi me 9 vite burg 8 shtetas italianë të cilët fshehën rreth 5.8 milionë euro. Po ashtu, Gjykata vendosi mbylljen e aktivitetit të 15 shoqërive.

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

Administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, vepruan në kundërshtim me ligjin dhe qarkulluan vlera monetare të cilat nuk u raportuan si të ardhur në organet tatimore.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundoi hetimet për një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/b dhe 180 të K.Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro.

Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH