Këshilli drejtues i RTSH në mbledhjen e radhës me shumicë votash, kaloi pikën e rendit të ditës, miratimin e buxhetit për festivalin e 63 të këngës në RTSH që do të mbahet nga data 19 deri në 22 dhjetor. Shifra megjithatë nuk është publike.
Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Këshillit Drejtues i RTSH-së, Leka Bungo, lexoi dhe pikat e diskutimit të rendit të ditës duke thënë se, “mbledhjen e radhës ja kemi kushtuar diskutimit mbi projektin e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar si dhe shpalljen e garës për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së”.
Me shumicë votash anëtarët e këshillit drejtues nuk miratuan hapjen e garës për drejtorin e ri të përgjithshëm, dhe argumentuan se nuk ka kohë fizike deri në fund të 2024 për shkak të angazhimeve të tjera me programet e fundvitit.
Këshilli drejtues vendosi që diskutimet për hapjen e garës të bëhen në një tjetër mbledhje.