Aktualitet

Mbeti e bllokuar në banesën që po shkrumbohej, 19-vjeçarja shpëtohet nga forcat "Shqiponja"

Shkruar nga Liberale

Mbeti e bllokuar në banesën që po shkrumbohej, 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Sali Nivica”, ku 19-vjeçarja kishte mbetur e bllokuar brenda në banesën që po digjej.

 “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Fatmirësisht 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH