Aktualitet

Mbaron greva pas 48 orësh, hapen sot 4 pikat kufitare me Greqinë

Shkruar nga Liberale
Mbaron greva pas 48 orësh, hapen sot 4 pikat kufitare me Greqinë

Pas grevës dhe bllokimit 48 orësh, sot hapen të gjitha pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Në 4 pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë, Tre Urat e Qafë-Botë, nga sot, mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave nuk do të përballen me ansjë pengesë në kufi dhe do të nisë qarkullimi normal i automjeteve.

Për shkak se grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH