Aktualitet

Maturantët "pushtohen nga adrenalina", ecin me shpejtësi "skëterrë", një djalë dhe një vajzë përfundojnë në spital

Shkruar nga Liberale

Maturantët "pushtohen nga adrenalina", ecin me shpejtësi

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy automjete ku po udhëtonin maturantët, janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë plagosur 4 të rinj.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpehtësia e lartë me të cilën po lëviznin drejtuesit e mjeteve. 

Mësohet se kanë mbetur të lënduar vetëm dy maturantë, një vajzë dhe një djalë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH