Aktualitet

Mashtrime me mikrokreditë/ Burg dhe arrest shtëpiak për administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesit

Shkruar nga Liberale

Mashtrime me mikrokreditë/ Burg dhe arrest shtëpiak

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 persona dhe “arrest shtëpie” për 4 të tjerë, lidhur me skemën e mashtrimit të kredive.

Bëhet me dije se gjatë operacionit  “LIABILITY-3” u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit  A. D., 35 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. M., 51 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetaset K. S., 36 vjeçe, E. I., 42 vjeçe, A. T., 39 vjeçe, dhe J. D., 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë është shpallur në kërkim.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë përmbarues gjyqësor privat, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vitin 2019, Ministria e Drejtësisë iu ka hequr atyre licencën për ushtrimin e detyrës si përmbarues gjyqësor.

3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.

Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar.

Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH