Aktualitet

Masakra e Lushnjës/ Gjykata ‘rrëzon’ avokatët e Laert Haxhisë, seanca e radhës më 29 Shkurt

Shkruar nga Liberale

Masakra e Lushnjës/ Gjykata ‘rrëzon’ avokatët e Laert

Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Leart Haxhisë për marrjen në pyetje si dëshmitar të Orges Bilbilit e Kaloshit, të dy miq të Haxhisë.

Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 29 Shkurt, ku do të njoftohen tre dëshmitarë të mbrojtjes.

Kujtojmë se Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës, e ndodhur në shtator të viti 2017. Ne atë ngjarje humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, ku qëndroi me dokumente të falsifikuara. 

Në lejen e qëndrimit greke, ai mbante identitetin si Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.Pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i dërgoi të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH