Aktualitet

Martesa e 2 lezbikeve në tarracën e Bashkisë së Tiranës/ Reagon ashpër Kisha Katolike: Kategorikisht e ndaluar dhe e papranueshme!

Shkruar nga Liberale

Martesa e 2 lezbikeve në tarracën e Bashkisë së

Kisha Katolike ka reaguar sot përmes një deklarate, lidhur me ceremoninë simbolike martesore të çiftit të së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.

Ato u martuan dje në një ceremoni simbolike në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Të dyja të veshura me fustane nusërie dhanë betime përjetësie përpara dy klerikëve katolikë që erdhën nga Anglia për martesën e tyre.

Kisha Katolike në Shqipëri sqaron të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik:

DEKLARATA E KISHËS KATOLIKE: 

Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini.

Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH