Aktualitet

‘Luftë’ në Tiranë, autorët tentojnë të godasin policët me makinë, qëllohet në drejtim të tyre, një i plagosur (EMRI)

Shkruar nga Liberale
‘Luftë’ në Tiranë, autorët tentojnë të

Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë orëve të natës.

Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet.

Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre.

I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Enea Sulejmani, 30 vjeç.

Policia ka sekuestruar 1 kg kokainë.

Në pranga janë vënë tre persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH