Aktualitet

Lufta ndaj trafikut të narkotikëve! Kreu i SPAK Altin Dumani, takim me zv/presidenten e policisë gjermane

Shkruar nga Liberale

Lufta ndaj trafikut të narkotikëve! Kreu i SPAK Altin Dumani, takim

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjelltë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.

Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH