Aktualitet

Lufta kundër korrupsionit, Dumani: Secili institucion të përmbushë detyrimet e veta, furnizoni SPAK me informacion

Shkruar nga Liberale

Lufta kundër korrupsionit, Dumani: Secili institucion të

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar nga Shoqëria Civile, për luftën kundër korrupsionit.

Dumani theksoi në tryezë se institucioni që drejton ka ushtruar ndjekje penale ndaj shumë gjyqtarëve në të gjitha nivelet e gjykatave. Dumani i bëri thirrje të gjitha institucioneve që të përmbushin detyrimet e veta. Gjithashtu theksoi se institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit, duhet të furnizojnë SPAK me informacion.

Dumani: SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Kushtetueses, të Gjykatës së Lartë, të KPA, prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, apo oficerë të policisë gjyqësore. Shqetësimi më i madh për SPAK nuk janë subjektet e shkarkuara, por ata që kanë kaluar këtë proces dhe vijojnë të ushtrojnë funksionin. Problem është që janë në sistem dhe kanë premisa për të kryer veprime korruptive.

Secili institucion të përmbushë detyrimet e veta. I bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv të gjyqtarëve apo prokurorëve. Institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit duhet të jenë aktive dhe të furnizojnë SPAK me informacion./vizionplus.tv 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH