Aktualitet

Lot dhe pikëllim! Dy motrat ishin në një klasë, shokët vendosin lule në bankën e 2 vogëlusheve që u mbytën në Bunë! 

Shkruar nga Liberale

Lot dhe pikëllim! Dy motrat ishin në një klasë,

Lot, dhimbje e pikëllimi kanë "pushtuar" sot shkollën 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, aty ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi.

Dy motrat 8 dhe 9 vjeçe humbën jetën bashkë me nënën dhe vëllain e vogël në ujërat e lumit Buna pak ditë më parë. 

Mungesa e dy vogëlusheve, Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë,  ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.

Librat e dy motrave 9 dhe 8 vjeç u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre të vegjël.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve, po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë, ku mësonin edhe dy vajzat, Ergesa e Gresa Arrazi, 9 dhe 8-vjeç.

Kujtojmë se në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH