Aktualitet

Lirimi nga burgu i Belerit, ministri i Jashtëm grek: Përbën një zhvillim pozitiv por kjo nuk mohon të gjitha ato që..

Shkruar nga Liberale

Lirimi nga burgu i Belerit, ministri i Jashtëm grek: Përbën

Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis reagoi pas lirimit të Fredi Belerit, duke e përshëndetur si një zhvillim pozitiv lënien e tij të lirë pas një mbajtjeje në paraburgim dhe heqje lirie prej 16 muajsh, siç u kujdes të theksonte kryediplomati i vendit fqinj.

Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore, u shpreh ai. Greqia, theksoi ministri, do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe t`i vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane.

“Lirimi i eurodeputetit të zgjedhur Fredi Beleri pas një mbajtje në paraburgim dhe heqje lirie prej 16 muajsh , përbën një zhvillim pozitiv. Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore . Greqia do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe t’i vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane”, tha ministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH