Lihet në burg shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore Spartak Çela, i cili u kap nga policia dy ditë më parë pas 4 viteve arrati.
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas mbi të cilin rëndojnë akuzat; “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”.
PRECEDENTET
Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.
Në datën 25.04.2024, ky shtetas pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.