Hati dhe Jashari, çift i njohur për jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale, janë ndëshkuar nga policia për shkelje të rregullave të trafikut. Ky incident ndodhi pas publikimit të disa videove nga Hatixhe, ku ajo e ftonte bashkëshortin të shtonte shpejtësinë e automjetit, duke shkelur ndjeshëm limitet e lejuara. Policia ka marrë masa, duke i ndaluar ata për 6 muaj dhe duke sekuestruar makinën e tyre të shtrenjtë “Porsche”.
Sipas njoftimit të policisë, që është bazuar në videot e publikuara në rrjetet sociale, është konstatuar se automjeti nuk po respektonte shpejtësinë e lejuar dhe paraqiste rrezik për të tjerët në rrugë. Policia ka identifikuar dhe ndëshkuar çiftin me një masë administrative dhe ka ndaluar automjetin.
Menjëherë pas ndëshkimit, Hati reagoi në Instagram me disa foto ku shkruante: “Bravo policia për punën e lodhshme dhe të pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!”, dhe vazhdoi me postime ironike si: “Jemi që jemi, po shkojmë për makinën e radhës! Apo ikim jetojmë në Dubai?”.
Hati nuk ndali këtu; ajo vazhdoi të ironizonte, duke shkruar: “Një rritje rrogash për policinë se kanë bërë alamet kapjeje 19-vjeçare” dhe gjithashtu shprehu se “edhe në këto raste” i gjen kohë për të bërë vlog.
Mbrëmjen e 12 shtatorit, Hati postoi një video në TikTok që tregonte momentin e ndalimit nga policia dhe shoqërimin në komisariat. Në video, ajo shprehej: “Dikush nga ju më ka kallëzuar”. Në fund të postimit të saj, ajo vazhdoi të ironizonte policinë duke thënë: “Në fund të ditës e ‘hamë’ ne njerëzit e thjeshtë, ndërkohë këto kamikazët e rrugës nuk pësojnë asgjë.”