Aktualitet

Largohet vala afrikane e nxehtësisë, dita nis me ulje temperaturash, ky është parashikimi i MOTIT për sot

Shkruar nga Liberale
Largohet vala afrikane e nxehtësisë, dita nis me ulje temperaturash,

Dita e sotme nis me ulje të temperaturave dhe vlerave të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH