Aktualitet

Largohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë Mikhail Afanasiev

Shkruar nga Liberale

Largohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë Mikhail Afanasiev

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev përfundoi sot misionin e tij diplomatik dhe është larguar drejt Moskës.

Lajmin e bën me dije Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri, përmes një njoftimi për media, teksa njofton se Sergey Lysikov tashmë do të mbajë postin e të ngarkuarit me Punë i Rusisë në vendin tonë.

“Sot, më 26 prill, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Mikhail Afanasiev përfundoi misionin e tij diplomatik dhe u nis për në Moskë. Ministri Këshilltar i Ambasadës, Sergey Lysikov është emëruar i Ngarkuari me Punë i Rusisë në Shqipëri”, lajmëron ambasada ruse në Tiranë.

Mikhail Afanasyev ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Shqipëri prej shtatorit të vitit 2019.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH