Aktualitet

Gjenden të vdekura dy vajza ukrainase në Tiranë. Dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Liberale
Gjenden të vdekura dy vajza ukrainase në Tiranë. Dyshimet e para

Gjenden të vdekura dy vajza ukrainase në Tiranë.

Vajzat ukrainase janë gjetur nga shoqja e tyre te zona e Silvisë, në Tiranë.

Nga hetimet e para dyshohet se Antonina Kozachenco, 25 vjeçe, Anastasia Lokuphova, 40 vjeçe, dhe ato kanë konsumuar mbidozë ilaçesh.

Pranë tyre, në banesën ku jetonin u gjetën ilaçe me përmbajtje lëndë narkotike, xanax.

"Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia në informacionin paraprak nga ngjarja.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH