Aktualitet

LAJMI I DITËS / Izraeli sulmon Iranin, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Shkruar nga Liberale

LAJMI I DITËS / Izraeli sulmon Iranin, shpallet gjendje e

 Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se Izraeli ka ndërmarrë një sulm parandalues ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore në territorin e Iranit. Si pasojë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me paralajmërime për një sulm të afërt iranian me raketa dhe dronë ndaj popullsisë civile.

Media shtetërore iraniane konfirmon shpërthime në verilindje të Teheranit, ndërsa burime amerikane thanë për CBS se SHBA ishte informuar paraprakisht për operacionin izraelit dhe kishte këshilluar qytetarët e saj të largohen nga rajoni. Zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se janë kryer dhjetëra goditje, duke shënjestruar raketa me rreze të gjatë dhe struktura të lidhura me programin bërthamor iranian.

Situata është në zhvillim dhe pritet përshkallëzim i mëtejshëm në rajon.

/S.B./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH