Aktualitet

Kush e shkrepi nga fëmijët? E KONFIRMON ekspertiza: Arma e gjetur në pellgun me ujë, u përdor për vrasjen e Pëllumb Metës

Shkruar nga Liberale

Kush e shkrepi nga fëmijët? E KONFIRMON ekspertiza: Arma e gjetur

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët disa javë më parë në Durrës. 

Ka qenë ekspertiza që ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia është përdorur për vrasjen e Metës.

Burime për mediet bëjnë me dije se në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54, është konfirmuar se është kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Ndërkaqdy  djemtë e Pëllumb Metës, Hysen dhe Amarildo Meta, qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë. Djmetë pretendojnë se motra e tyre ka vrarë babain.

Kujtojmë se krimi i rëndë u zbulua më 23 Shkurt, pasi prej disa ditësh ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta.

Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar, u arrestua vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë i përfshirë edhe djali, Hyseni, në vrasjen e të atit, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH