Aktualitet

Kush e publikoi videon e dhunës? Princ Leka merret në pyetje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Shkruar nga Liberale

Kush e publikoi videon e dhunës? Princ Leka merret në pyetje nga

Princ Leka, i shoqëruar edhe nga avokati i tij është paraqitur këtë të shtunë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për tu marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zaharia me të cilën janë në proces divorci.

Mësohet se dosja e dhunës brenda familjes mbretërore po hetohet edhe nga AMP. Kjo për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet për të zbuluar personat që bënë publike videon që Princ Leka dorëzoi si provë në komisariatin nr.1.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharin dhe babain e saj Gjergj Zaharia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH