Aktualitet

Kufizimi i përdorimit të TikTok-ut, Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Vijojnë diskutimet

Shkruar nga Liberale

Kufizimi i përdorimit të TikTok-ut, Rama: 394 takime, mbi 14 mijë

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit mes stafeve mësimore dhe prindërve, mbi idenë për kufizimin e rrjeteve sociale, si TikTok.

Kreu i qeverisë shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve.

“Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.

Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH