Aktualitet

Kthjellime por dhe rrebeshe shiu në këto zona, si do të jetë MOTI për sot

Shkruar nga Liberale

Kthjellime por dhe rrebeshe shiu në këto zona, si do të jetë

Sot moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës, dhe ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, do te kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore-malore, reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH