Aktualitet

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro 3 orë në SPAK, për çfarë dëshmoi?

Shkruar nga Liberale

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro 3

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sot në SPAK. Burime për mediet bëjnë me dije se Goro është pyetur nga prokurorët për tre orë.

Pasi përfundoi dëshminë e tij, Goro u  shpreh shkurtimisht para gazetarëve duke thënë: "Kam dhënë shpjegime", duke mos e specifikuar se për çfarë dëshmoi.

Theksojmë se kjo është hera e dytë që Jorgo Goro merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, pas tetorit të vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH