Gjendja e Kryepeshkopit Anastas paraqitet më e qëndrueshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu pak ditë më parë në spitalin e Athinës.
Ai vijon i shtruar në spitalin grek që prej 3 javësh, pas përkeqësimit të gjendjes teksa ndodhej i shtruar në spital në Tiranë.
Pak ditë më parë Kryepeshkopi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin “Hygeia” në kryeqytetin grek, pasi pësoi një atak kardiak në zemër.
"Në Spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, pas një operacioni kirurgjikal, erdhi sot për vizitë përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, z. Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë. Më pas, Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale.
Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar"- thuhet në reagimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.