Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar operacionit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga Kisha Ortodokse.
Protothema.gr shkruan se prej 1 ore Janullatos ndodhet në sallën e operacionit. Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos i cili prej disa ditësh qëndron i shtruar në spital në Athinë është përkeqësuar.
Në një njoftim të sotëm nga spitali ku po trajtohet kryepeshkopi u bë me dije se “gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, 95-vjeç u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor.