Aktualitet

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndan HISTORINË FRYMËZUESE: Mery Camaj, ‘ëndrra shqiptare’ e 22-vjeçares së lindur në New York

Shkruar nga Liberale

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndan HISTORINË FRYMËZUESE: Mery

Frymëzimi më i madh për një komb, ndoshta është pikërisht kjo histori: kur të rinj si Mary Camaj kthejnë kokën pas, andej nga kanë origjinën.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndarë një histori frymëzuese. Bëhet fjalë pikërisht për Mary Camaj, një 22 vjeçare, e cila ka lindur dhe është rritur në New York, por punon me ëndrrën për një Shqipëri më të mirë.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndan HISTORINË FRYMËZUESE: Mery

Mary Camaj është pritur sot në zyrën e Elisa Spiropalit, ku edhe është diskutuar mbi projektet rreth kulturës, traditave si dhe shkëmbimit të eksperiencave të të rinjve shqiptarë.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndan HISTORINË FRYMËZUESE: Mery

Edhe pse ka lindur dhe është arsimuar jashtë, zemra e saj rreh për vendin e origjinës.
Në qershor të vitit 2023, Mary përmbushi një ëndërr të sajën duke interpretuar si valltare kryesore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Dhe historia e saj vazhdon teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, thotë se " Mary frymon, jeton, vallëzon, ëndërron, studion dhe punon shqip.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndan HISTORINË FRYMËZUESE: Mery


Postimi i Elisa Spiropalit pas takimit me 22-vjeçaren me origjinë shqiptare Mary Camaj: 

Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në New York.
Prindërit e saj janë nga Malësia e Madhe; babai nga Hoti dhe nëna nga Kastrati.
Që në moshë të njomë, prindërit e kanë rritur me ndjesinë e thellë për trashëgiminë shqiptare.

Më 12 maj 2024, u diplomua me një diplomë Master në Shkenca Politike në "Columbia University".
Në shenjë nderimi për të parët e saj, veshi xhubletën ikonike në ceremoninë e diplomimit.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndan HISTORINË FRYMËZUESE: Mery

Ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj. në universitetin prestigjoz ku studionte.

Në qershor të vitit 2023, Mary përmbushi një ëndërr të sajën duke interpretuar si valltare kryesore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, pasi që 14 vjeç ajo bashkë me motrat janë pjesë e një grupi tradicional vallëzimi shqiptar në New York me emrin "Grupi Rozafati i Kishës Zoja e Shkodrës".

Mary frymon, jeton, vallëzon, ëndërron, studion dhe punon shqip.

Mary punon për ish-Këshilltarin e Qytetit të Nju Jorkut dhe kryetarin Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj dhe ka bashkëpunuar me organizata të shumta shqiptaro-amerikane, ku koordinon projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit tonë në SHBA.

Ajo kërkon më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë.
"Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare. Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij.", tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH