Kryeministri Edi Rama sot do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë. Takimi do të nisë në orën 11:00 me orën lokale dhe do të zhvillohet në stadiumin Galatsi në sallën “Christmas Theater”.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga rreth 100 bashkëpuntorë të tij ministra e deputetë, si dhe rreth 50 gazetarë.
Takimi do të nisë me performancat e këngëtarëve Era Rusi, Ylli Baka, Noizy.
Për sigurinë e aktivitetit të Kryeministrit shqiptar, autoritetet greke kanë agazhuar 1 mijë forca policore.
Pas Athinës, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.