Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj në spital, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ja si është gjendja e tij pas operacionit

Shkruar nga Liberale
Kryebashkiaku Veliaj në spital, i nënshtrohet ndërhyrjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale.

Veliaj iu nënshtrua papritur operacionit, për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. 

Ai nuk kishte folur më jerët për gjendjen shëndetësore në publik. Por ishte shkëputur para pak javësh nga jeta publike, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore që po kalonte.

Ndërhyrja mësohet se është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, e cila publikoi lajmin mëson se Veliaj është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH