Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitraq Toli, e konsideron më shumë veten grek sesa shqiptar.
Ai ka vendosur emrin e tij të parë në greqisht dhe pastaj në shqip. Të paktën kështu tregon profili i tij zyrtar në Facebook. Sipas legjislacionit shqiptar, greqishtja njihet si gjuhë e dytë, pas gjuhës shqipe. E kundërta është shkelje. Kjo për faktin se Dropulli është territor shqiptar dhe gjuha shqipe është gjuha e parë zyrtare, ndërsa ajo greke në atë territor njihet si gjuhë e dytë. Nëse kryebashkiaku e ka shkelur ligjin, kjo nuk pengon as qytetarë të tjerë të Dropullit të bëjnë të njëjtën gjë.
Përgjegjësia shkon më tej, sepse edhe autoritetet në Tiranë i bëjnë jehonë “gabimit” të kryebashkiakut të Dropullit.
Mirela Kumbaro Furxhi, ministrja e Kulturës, në një aktivitet të përbashkët kulturor mes dy vendeve e ka cilësuar normal “gabimin” që në fakt është shkelje ligjore.
“Me Kryetarin e Bashkisë së Janinës Thomas Begkas, ku patjetër s’mund të mos shkoja së bashku me kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Golemi dhe atë të Dropullit Δημήτρης Τόλης Dhimitraq Toli, pasi janë të shumta mundësitë e bashkëpunimit në turizëm, mes qyteteve që janë kaq pranë dhe mund të maksimiziojnë ofertën turistike për vizitorët e huaj”, shkruan Kumbaro në Facebook.
Qartazi ministres nuk i ka bërë përshtypje që gjuha shqipe është injoruar nga kryebashkiaku i Dropullit. /Liberale.al/