Aktualitet

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, paraqitet në SPAK, në hetim për shpërdorim detyre

Shkruar nga Liberale

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, paraqitet në SPAK, në hetim

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Theksojmë se vitin e kaluar, ai u mor nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe sot ka seancën e radhës në këtë institucion.

Duro dyshohet se licencoi një karburant që ishte pa leje. Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.

Përveç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH