Aktualitet

Krijimi i një shteti të ri Bektashi? Reagon Bashkimi Europian: BE mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar

Shkruar nga Liberale

Krijimi i një shteti të ri Bektashi? Reagon Bashkimi Europian: BE

Lajmi për krijimin e një shteti Bektashian në Shqipëri ndezi debat të madh brenda dhe jashtë kufirit Shqiptar.

I pyetur rreth qëndrimit të bashkimit Europian mbi këtë çëshjte dhe nëse do të njihet si “shtet” me pasaporta dhe kufijt e tij përcaktues, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha ekskluzivisht për Vizion Plus se Bashkimi Europian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

“Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.”-Tha Stano.

Për Stanon është ende shpejt të komentohet kjo ide: “Nuk kemi komente në këtë fazë.”-shtoi ai.

Më herët kryeminstri Edi Rama nëpërmjet një statusi në platformën X iu përgjigj kritikëve se është koha të njihen kontributet e bektashinjëve në vendin tonë.

Lajmin për ndërtimin e një shteti Bektashian, kreu i qeverisë e njoftoi të shtunën e kaluar në prestigjozen Amerikane Neë York Times.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH